×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rikthim në ferr! I mbijetuari kujton tmerrin e Aushvicit, reagimi është zemërthyes

    Insajderi
    27 January 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Menachem Haberman, një 95-vjeçar i mbijetuar i Aushvicit, nuk i mbajti dot lotët teksa hoqi kufjet pasi bëri një turne virtual në kampin e vdekjes ku përjetoi makthin e Holokaustit.

    “Më bëri të ndihem shumë keq… të gjitha këto gjëra thjesht m’u kthyen”, tha ai.

    I rrethuar nga fëmijët e tij, Haberman pa një shfaqje VR të “Triumph of the Spirit: 360 Degrees”, një film VR që u jep përdoruesve përvojën e vizitës së ish-kampit të shfarosjes naziste pa pasur nevojë të udhëtojnë në Poloni.

     Haberman u kthye në kohë kur u deportua në Aushvic në maj 1944 në një tren bagëtish. Nëna e tij dhe gjashtë vëllezërit e motrat u dërguan në dhomat e gazit, ndërsa ai mbijetoi. Më 27 janar, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Organizata Botërore Sioniste ka raportuar një rritje të antisemitizmit global, duke vënë në dukje një rritje të fjalimit antisemitik në mediat sociale. Por disa novatorë po tregojnë se teknologjitë e reja mund të jenë gjithashtu një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtesën.

    Nëpërmjet realitetit virtual, përdoruesit kthehen në disa nga ditët më të errëta të historisë njerëzore. Brenda syzeve, shikuesit mund të bëjnë një turne me guidë duke filluar me hebrenjtë polakë përpara Holokaustit, të vizitojnë kampet naziste të vdekjes në Aushvic-Birkenau dhe shtetin e sapoformuar hebre të Izraelit, së bashku me historitë e të mbijetuarve të Holokaustit që flasin për udhëtimet e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark