×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rikthimi i Ronaldos në Ligën e Kampionëve me Manchester United – gol, karton i kuq dhe “asistent” i Solskjaerit

    Insajderi
    14 September 2021 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Superylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo sonte bëri rikthimin me skuadrën angleze në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys, pas 18 vjetëve kur në vitin 2003 kishte bërë paraqitjen e parë për “Djajtë e Kuq” në fazën e grupeve. Ronaldo shënoi gol por që nuk mjaftoi pasi skuadra kampione e Zvicrës përmbysi rezultatin në 2:1, shkruan Insporti.com.

    Rikthimi i Ronaldos krijoi shumë gjëra para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes.

    Pak minuta para se të fillonte ndeshja, legjenda portugeze ishte protagonist ende pa nis ndeshja. Ai gjatë ngrohjes së zakonshme para fillimit të ndeshjeve, goditi me top në kokë rojën e stadiumit, që ishte duke qëndruar prapa portës.

    Ronaldo shfaqi anën e tij humane, duke shkuar për të parë gjendjen e saj duke kaluar reklamat e vendosura.

    Madje, ai shkoi për t’i kërkuar falje duke u përshëndetur nga tifozët e pranishëm në stadium.

    Pas kësaj ngjarje, ndeshja filloi dhe yllit portugez i mjaftuan vetëm 13 minuta kohë për të shënuar gol.

    Ai shënoi një gol të bukur pas një super asisti nga bashkëvendësi i tij, Bruno Fernandes.

    Kapiteni i kombëtares portugeze kishte edhe disa raste por që nuk arriti të shënonte. Gjërat u komplikuan për të dhe United kur në minutën e 35-të, mbrojtësi anglez Wan-Bissaka u përjashtua me karton të kuq direkt.

    Pas përjashtimit të Bissakës, sulmet e skuadrës angleze ndaj asaj zvicerane u ndalua.

    Në minutën e 71-të, 36 vjeçari, zëvendësohet nga Jesse Lingard.

    Megjithatë, kontributi i tij nuk ishte vetëm në fushë pasi njihet si një futbollist me karakter të fortë.

    Ai nga bankina këshillonte bashkëlojtarët e tij në fushë, duke treguar për dëshirën e madh që ka për të fituar dhe sukses.

    This image has an empty alt attribute; its file name is 241987819_1793122814205768_5852411355931784785_n-1024x682.jpg

    Gara e Ligës së Kampionëve është “mbretëria” e Ronaldos pasi është golashënuesi më i mirë në histori me 135 gola në 177 paraqitje, e që po ashtu prin edhe me paraqitje.

    Mirëpo, goli dhe këshillat e tij nuk rezultuan të mjaftueshme për ta evituar humbjen.

    Young Boys shënoi golin e fitores në minutën e 95-të. Goli i fitores për “Djemtë e Rinj” erdhi pas një gabimi të mesfushorit anglez, Jesse Lingard.

    Dy skuadrat tjera në grupin F janë duke e zhvilluar ndeshjen, e që janë Atalanta e Berat Gjimshtit dhe Villareal. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark