Rinia e Deçanit tashmë është rreshtuar krah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe për fitoren e saj me 14 shkurt, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Këtë, rinia deçanase ia ka konfirmuar kandidatit për deputet nga AAK-ja, Selim Selimi, i cili ka mbajtur një takim me ta.
Selimi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë Haradinaj president po përkrahet nga të gjithë.
“Rinia e Deçanit sonte e dha vulën e Forcës së Kosovës për #RamushHaradinajPresident! 💯arsye për të votuar✅ #AAK135✔️, #RamushHaradinan1✔️, #DautHaradinaj50✔️, #SelimSelimi100✔️”, ka thënë Selimi. Insajderi.org