Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka takuar të rinjtë e kryeqytetit.
Tahiri ka marrë mbështetje për deputet nga të rinjtë e Prishtinës.
Tahiri në listën e AAK-së mban numrin 5.
“Kënaqësi e veçantë të mbylli ditën e fundit të kësaj jave me të rinjtë në Prishtinë. E, veçmas me një diskutim më joformal, ashtu siç i ka hije kryeqytetit. Të punojmë shumë që të krijojmë klimë të shëndoshë dhe familjare, duke u bazuar në arsye dhe dashamirësi, ku i riu është protagonist. Mision të përbashkët ta kemi zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit të të rinjve, që është fokusi jonë”.