Shkëndija dhe Shkupi janë duke e luajtur ndeshjen më të tensionuar në vitet e fundit në mes të dy skuadrave.
Teksa, kur po zhvillohen 20 minutuat e fundit ndeshja është ndërprerë, kjo pasi përleshjes në fushën e lojës mes lojtarëve, shkruan Insajderi.
Megjithatë, futbollistët u rikthyen në fushë dhe tashmë loja po vazhdon aty ku ka mbetur me rezultatin 0-0.
Ndryshe, sot tifozët e Shkupit, Shvercerat janë ndaluar nga Policia e Maqedonisë të udhëtojnë në Tetovë, ndërsa tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët e FC Shkupit gjatë hyrjes në stadiumin Marshin Beqiri.
Ndeshjen live mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.