Aktorja nga Shqipëria, Rita Lati, edhe pse ka mbushur 52 vjet, vazhdon të bëjë konkurencë për nga bukuria edhe vajzave të reja.
Vajza e saj, Roza Lati, që është prezantuese e emisionit “Thuaj 33”, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet së bashku më ëmën, Ritën.
Ato shihen duke pirë kafe në njërin prej lokaleve në Tiranë.
“Kafe me shoqen time më të mirë”,ka shkruar Roza në fotografin e publikuar.
Roza, është vajza e vetme e Ritës, por nga sharmi dhe ekstravaganca aktorja i bënë konkurrencë bijës./Insajderi.com