Derisa Rita Ora është duke punuar në një këngë për Calvin Harris, ish i dashur i saj, ai është duke festuar përvjetorin e lidhjes së tij me këngëtaren Taylor Swift
Këtë e ka bërë të ditur çifti me anë të disa fotografive të publikuara në llogarinë e rrjetit social Snapchat.
“1 vit” ishte mbishkrimi i tortës në fotografin e postuar, e cila dëshmon se Calvin dhe Taylor kanë mbushur plot një vit që kur janë në lidhje.
Edhe pse çifti në fjalë është munduar gjithë kohën të jenë të rezervuar për detajet e marrëdhënies së tyre,ky detaj nuk ka ikur nga syri medieve roze.
Calvin Harris ishte i dashuri i Rita Orës në vitin 2014. E për këtë lidhje të dështuar, Ora ka planifikuar t’i dedikoj një këngë Calvinit në albumit e saj të ri./Insajderi.com