×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora “çon në qiell” shqiptarët: Çfarëdo vështirësie që na ndodh ne nuk dorëzohemi

    Insajderi
    20 July 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë Rita Ora ka folur për dashurinë e saj për muzikën. Por, ka nënvizuar se është gjithashtu krenare për trashëgiminë e saj familjare.

    E lindur me emrin e vërtetë Rita Sahatçiu në Prishtinë, ajo dhe familja e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur këngëtarja ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë të ngushtë në perëndim të Londrës.

    Rita Ora

    Babai i saj ishte një mësues që e ri-gjeti veten si punëtor në një tokë, duke punuar me turne të dyfishta për të mbajtur fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë një psikiatre, duke i mbijetuar dy betejave me kancerin e gjirit.

    “Mamaja ime thoshte: ‘Ti je si unë, e ke gjakun tim në venat e tua’”, kujton Ora.

    “Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni”, ka thënë Rita për “The Telegraph”./Insajderi

    Rita Ora

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark