Rita Ora mbrëmë është parë duke vallëzuar e kënduar në një aheng privat. The Sun ka publikuar një video dhe foto të këngëtares, e cila siç duket e kishte tepruar me konsumimin e alkoolit. 25 vjeçarja është filmuar në një ditëlindje me shoqërinë e saj.
“Ajo nuk më befason. Rita i adhuron ahengjet dhe gjithmonë është e para që këndon dhe vallëzon, dhe nëse dikush meriton pushim është ajo, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë duke punuar në projektet e saj muzikore, humanitare, dhe emisionet televizive”, ka thënë një mik i saj.