Insajderi
Show

Rita Ora i bën Taika Waititit surprizën e jetës për 50-vjetor

Insajderi
19 August 2025 - 08:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rita Ora i bën Taika Waititit surprizën e jetës për 50-vjetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë një mesazh të ndjerë me ndjekësit e saj në rrjete sociale me rastin e 50-vjetorit të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

“Gëzuar ditëlindjen e 50-të, bashkëshort. Jam shumë krenare për gjithçka që ke arritur dhe për ëndrrat e pafundme që ende dëshiron të realizosh. Ti më frymëzon çdo ditë”, shkroi Rita në postimin e saj, shkruan Insajderi

Ajo shtoi se është mirënjohëse për familjen dhe miqtë që u bashkuan për të festuar këtë moment të veçantë.

Artistja falënderoi gjithashtu ata që ndihmuan në organizimin e festës dhe ndau disa foto nga mbrëmja, duke e quajtur atë një përvojë magjike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark