×
Show

Rita Ora i këndon ish të dashurit në albumin e ri

Insajderi
05 March 2016 - 12:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hiti i saj i fundit solo ishte “I Will Never Let You Down” e krijuar nga ish i dashuri i saj Calvin Harris, por një këngë në albumin e saj të ri do të jetë për të. Kështu njofton tabloidi i famshëm britanik, The Sun.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka zbuluar se ky album do të jetë më i ndjeshëm që këngëtarja ka bërë ndonjëherë.

“Ky padyshim që është albumi më emocional që kamë bërë ndonjë herë, por jo i trishtuar. I këndohet zemërimit, lumturisë dhe dashurisë. Kjo është gjithçka në të.

E pyetur se nëse një këngë  nga albumi do t’i dedikohet ish te dashurit të saj, Calvin Harris, Ora ka thënë se ka ditë që e urren dhe ka ditë që harron se ekziston.

“E urrej, e urrej, e urrej, e urrej, e urrej atë person dhe pastaj e them, ‘Prit një minutë, e mbanë mënd’”, ka thënë këngëtarja.

E në kuadër të këtyre përgjigjeve, Rita nuk e ka përjashtuar mundësinë se do t’i dedikoj këngë ish të dashurit të saj, skocezit Calvin Harris.

“Body On Me” titullohet kënga e fundit e këngëtares në bashkëpunim me reperin Chris Brown./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark