×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Rita Ora koncert me ftesë të Erion Veliajt, “londinezi” Perparim Rama në gjumë

    Insajderi
    20 July 2022 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përderisa festivali “Sunny Hill” për disa ditë krijoi “një katrahurë” mes Kosovës e Shqipërisë, kjo për arsyen se koncertit madhështor iu ndërrua vendi, tani edhe pas normalizimit të situatës, Shqipëria për nga organizimet po qëndron një hap para, shkruan Insajderi.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndryshe nga i pari i Prishtinës, nuk po heziton të sjellë gjallëri në qendrën e Shqipërisë.

    Këtë radhë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora do të performojë atje me datë 6 shtator.

    Sheshi “Skënderbej” do të mbushet me qytetarë me fillim nga ora 20:00 në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

    Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një foto të publikuar në Instagram.  Ajo është shprehur e emocionuar dhe e nderuar që po kthehet sërish në Tiranë.

    “Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka shkruar Rita.

    Kjo nuk është hera e parë që artistja Ora ka performuar në Shqipëri, ajo ishte atje edhe në vitin 2018-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark