Këngëtarja Rita Ora ka sqaruar fotografitë e postuara ditë më parë, ku ajo shihet krejtësisht e dehur duke bërë vallëzime dhe gjeste të pahijshme
Madje, përmes Twitter-it, ajo ka ritheksuar se një vajzë mund të bëjë çka do që dëshiron në një ditë speciale siç është ditëlindja e saj.
“Një vajzë është e lejuar të kënaqet në ditëlindjen e saj me familjen e saj dhe miqtë pa pasur rëndësi se kush është ajo. Dhe ajo mund të bëjë çka do që dëshiron. Është dita e saj”, ka deklaruar Rita, njofton The Sun.
“Edhe nëse je 25 apo 45 vjeçare apo edhe ndoshta është ditëlindja e 50 e jotja apo je e dehur apo çka do qoftë , kush brengoset”, ka shtuar këngëtarja nga Prishtina me famë botërore./Insajderi.com