×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora shfaqet rrugëve të New Yorkut pas një stërvitjeje në orët e hershme

    Insajderi
    27 April 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rita Ora dukej sensacionale të mërkurën teksa shfaqi barkun e saj shumë të tonifikuar me një palë sytjena sportive ngjyrë të zezë në New York City.

    Këngëtarja 32 vjeçe, kohët e fundit ka qenë e zënë duke promovuar këngën e saj të re “Praising You”, përpara publikimit të albumit të saj të tretë dhe të shumëpritur “You & I” në korrik të këtij viti.

    Por Rita dukej se po merrte pak kohë për veten e saj ndërsa pinte një kafe duke u kthyer në shtëpi nga një klasë e ushtrimeve pilates, shkruan DailyMail.

    Ajo dukej mahnitëse, teksa tregonte me krenari fizikun e saj të tonifikuar.

    Rita tregoi rezultatet fenomenale të stërvitjes së saj, duke veshur një palë streçe sportive.

    Interpretuesja e hitit “How to be lonely” i shtoi dukjes edhe më tepër shkëlqim me një xhaketë dhe kapele të ngjashme me zinxhir, ndërsa mbante sendet e saj esenciale në një çantë.

    Ndonëse i mbuloi sytë me syze dielli, ajo dukej se kishte një makijazh minimal të aplikuar në fytyrë për stërvitjen e saj intensive.

    Kjo vjen pak kohë pasi Rita ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një pasqyrë nga prapaskenat e klipit të saj të ri ”Praising You.

    Ajo ndau një sërë fotografish me fansat ndërsa festoi publikimin e këngës dhe promovoi albumin e saj të ardhshëm.

    Duke pozuar pas një stërvitje rraskapitëse, Rita bashkoi bluzën e vogël me një palë dollakë dhe e mbrojti fytyrën e saj me një kapele në kokë.

    Më pas ajo u ofroi ndjekësve të saj një paraqitje të shkurtër të videos së saj të fundit muzikore teksa u ul në karrigen e makijazhit dhe bëhej gati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark