×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Rita Ora shijon pushimet në Zelandën e Re, mahnitë me format e saj trupore në fotografitë e fundit

    Insajderi
    12 March 2024 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli me famë botërore, Rita Ora në fotografitë e postuara së fundmi ka treguar format e saj të pabesueshme trupore, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram një sërë fotosh stërvitore në Zelandën e Re në mëngjesin e të së martës.

    Këngëtarja 33 vjeçare, pozoi e veshur me një kostum metalik ndërsa postoi një koleksion fotografish nga koha e saj në Auckland, qytet në vendin e origjinës së bashkëshortit të saj.

    Bashkëshorti dhe regjisori i filmit, Taika Waititi, 48 vjeç, u shfaq duke mbajtur një kuti të madhe kartoni në një prej fotografive të saj, shkruan DailyMail.

    Ndër fotografitë e shpërndara në Instagram ishte një video-thirrje me drejtorin kreativ të markës së veshjeve sportive ‘Sosala’, Vas J Morgan, i cili më parë ishte pjesë e kastit të emisionit “The Only Way Is Essex”.

    Rita përndryshe së fundmi ka folur edhe për problemet e saj me shëndetin mendor në një intervistë, si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.

    Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” deklaroi se ajo merr pjesë rregullisht në sauna infra me rreze për 40 minuta, të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush.

    Ajo shtoi se sulmet e panikut “fillimisht ndjeheshin si të huaja” kur ndodhnin, por tani ka përdorur aku-punkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj.

    Rita gjithashtu zbuloi se pasi u bë ‘obsesive’ me metodat e Wim Hof, që përfshijnë meditim të rregullt dhe banja me akull, ajo e befasoi Taikan duke e ftuar atë në shtëpinë e tyre.

    Rita dhe Taika filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe u martuan në një ceremoni të papritur në shtëpinë e tyre në Los Angeles më 4 gusht, disa javë pasi Rita i propozoi gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark