Rita Ora postoi në Instagram të martën për të dhënë një vështrim të ditës së saj, një moment kryesor i të cilit dukej se ishte informimi i fansave se flokët e saj po rriteshin.
Ylli 31-vjeçar i popit, e cila aktualisht ndodhet në Australi për xhirimet e The Voice, ishte ulur në makinë pas stërvitjes në palestër dhe përfitoi nga rasti, ndërsa kalonte me duart e saj nëpër fijet bionde, për t’i treguar 16.1 milionë ndjekësve të saj lajmin e mirë.
“Po më rriten flokët, i hoqa zgjatimet uhuuu”, gëzonte ylli e veshur në veshje sportive.
Më herët, Rita tregoi format e saj trupore teksa shkonte në palestër në Darlinghurst, Sydney, me një set veshjesh aktive mjaft të dukshme.
Britanikja i ekspozoi asetet e saj të bollshme në një bluzë të kaltër të pakët, ndërsa po largohej nga palestrën 98 Riley Street.
Dollakët e kombinueshëm të Ritës, të cilat shfaqnin një shirit të zi anash, tërhoqën vëmendje maksimale.