×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    RLIOF hapet me ekspozitën “Rrnofsh sa malet”

    Insajderi
    21 July 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Festivali Ndërkombëtar i Operës Ramë Lahaj, sonte filloi rrugëtimin e këtij viti me ekspozitën “Rrnofsh sa malet”, e cila fton publikun të eksplorojnë temën e drejtësisë mjedisore dhe fuqisë transformuese të artit.

    Veprat e ekspozuara në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, që aty do të qëndrojnë deri më 31 korrik, na ofrojnë pamje të shumë maleve të Kosovës, të cilat përmes vizionit artistik nxjerrin në pah atë çfarë duhet kultivuar në të ardhmen, një kulturë që vlerëson bashkëjetesën e botës me të gjitha të mirat e saj.

    Të pranishëm sonte ishin zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, zëvendësministrja e MPJD, Liza Gashi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tenori Ramë Lahaj, ambasadorë, kuratorë e artdashës.

    MKRS është një nga mbështetësit kryesorë të programit të edicionit të 3-të të festivalit RLIOF, i cili pos kësaj ekspozite, do të sjellë edhe shumë aktivitete tjera kulturore deri në fund të këtij muaji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark