×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Roberto Carlos thotë se Luke Shaw ishte lojtari më i mirë në Euro 2020

    Insajderi
    28 July 2021 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Legjenda braziliane, Roberto Carlos ka mbështetur emërimin ‘Shawberto Carlos’, duke pretenduar se Luke Shaë ishte lojtari më i mirë në Euro 2020.

    Shaw u vlerësua nga të gjitha anët, madje edhe Jose Mourinho, pasi ai shkëlqeu për Anglinë deri në arritjen e kombëtares në finalen e tyre të parë në 55 vjet e fundit.

    Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit erdhi nga një sezon i shkëlqyer me klubin dhe paraqitjet e mira bën që ai të emërohet në ekipin më të mirë të turneut nga shumë media.

    Paraqitjet e tij bënë që ai të krahasohej me legjendën braziliane, Carlos, i konsideruar nga disa si mbrojtësi i majtë më i madh në epokën moderne.

    Dhe tani fituesi i Kupës së Botës 2002 e ka mbështetur 26-vjeçarin, duke pretenduar se ai duhej ta kishte mposhtur Gianluigi Donnarumma në garën për ‘Topin e Artë’ në Euro 2020.

    “Shaw ishte lojtari më i mirë në turne”, ka thënë fillimisht Carlos për GQ Magazine.

    “Ai duhet të vazhdojë kështu; duhet të vazhdojë të luajë kështu. Kjo është e rëndësishme”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark