Robin Haxhi Krasniqi e ka publikuar një fotografi të ndeshjes ndaj Dominic Boesel.
Boksieri nga Juniku thotë se kishte goditje të palejuara nga gjermani Boesel.
Pas humbjes nga Boesel, Krasniqi kishte akuzuar vazhdimisht gjyqtarët për humbjen.
“Kjo është një nga gati 30 gjuajtjet ilegale nga Dominic Bösel më 9 tetor 2021 në Magdeburg. Kështu e quani boks? A është e mundur të hiqet titulli i kampionit të botës para miliona audiencës në një kanal publik ligjor? Ku ishte gjyqtari i ringut në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.
Ndryshe, Krasniqi e akuzoi Boeselin se kishte përdorur edhe doping.