×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Robtë t’i…, zije një hallve masi s’mujta me t’shkel”, kërcënohet Lendi Mustafa nga taksisti në Prishtinë

    Insajderi
    03 November 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë, Lendi Mustafa, ka raportuar në Polici se është kërcënuar seriozisht nga një person. Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Lendi Mustafa. I dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij është bërë kërkesa për paraburgim.

    Sipas informacioneve, Lendi Mustafa është kërcënuar nga një person, i cili dyshohet se me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim ndaj komunitetit LGBTQ+ bazuar në orientimin seksual të tij, raporton Sinjali.

    I dyshuari M.Zeqiri., përmes rrjetit social “Facebook” ka lënë një koment nga Lendit, duke shkruar se “Robtë në p*** t’i q*. Zije një hallve masi smujta me t’shkelë me kerr me t’i q* robtë. M’ke ikë për pak, veç je peder se çiftave si ju veç mi shkelë duhet”.

    Ky koment erdhi pasi paraprakisht, po atë ditë, i dyshuari e ka kanosur viktimën, në atë mënyrë që derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, ka tentuar ta godasë në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

    Ai ka arritur t’i shmanget goditjes nga vetura, teksa pasi mori kërcënimet edhe përmes “Facebook”, e ka raportuar rastin në Polici.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi ndaj të dyshuarit, nën dyshimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit “, sipas KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark