×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rohde: Kosova dhe Serbia t’i kryejnë detyrat e tyre

    Insajderi
    12 December 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Kosova dhe Serbia t’i kryejnë detyrat e tyre”, kështu ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Ambasador Rohde u shpreh se nuk duhet të diskutohet nëse duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, por zbatimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

    Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është shumë rëndësishme.

    “E kam thënë edhe më parë, ajo që na duhet tani është zbatimi dhe jo diskutimi se si do të arrijmë atje. Sepse më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia”, ka thënë ai në rtv 21.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta kryej obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    ”Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin nga ajo. Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i Asociacionit. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia, duhet të bëjë detyrat e saj”, ka shtuar Rohde.

    Sipas tij zgjidhja e tensioneve në veri të vendit është përmes procesit të normalizimit dhe themelimit të Asociacionit.

    “Pjesë e zgjidhjes dhe zgjidhja është procesi i normalizimit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të sjellë dhe është synim i normalizimit të jetës për të gjithë në Kosovë dhe kjo përfshin veriun”, ka thënë tutje ambasadori gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark