Insajderi
Lajme

Rohde thotë se Kosova po rrugëton mbarë në reduktimin e ngrohjes globale

Insajderi
26 November 2023 - 21:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rohde thotë se Kosova po rrugëton mbarë në reduktimin e ngrohjes globale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova është në rrugë të mbarë në reduktimin e ngrohjes globale, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra, kështu tha Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Rohde, në rrjetet sociale tha se kanë mbetur më pak se një javë nga konferenca kryesore e këtij viti për ndryshimet klimatike, COP28.

”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra!”, ka shkruar Rohde.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark