×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rohde: Urime e dashur Kosovë, jini të sigurt që Gjermania vazhdon të jetë mike e ngushtë e juaja

    Insajderi
    17 February 2024 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka uruar Republikën e Kosovës në 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë..

    Ai tha se Gjermania vazhdon vazhdon të jetë mike e ngushtë e juaja.

    “Të dashur qytetarë të Kosovës me rastin e Ditës tuaj të Pavarësisë, të gjithë kolegët e mi të ambasadës dhe unë në veçanti ju urojmë juve gëzuar Ditën e Pavarësisë”, tha Rohde përmes një videoje në X.

    Ai tha se me liberalizimin e vizave “më në fund” është një fillim i mirë.

    “Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Rohde krahas videos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark