×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Rojat e Urës” grupi kriminal që dyshohet se udhëhiqej nga Ivanoviq – ja të bëmat e tyre

    Insajderi
    24 January 2023 - 16:29

    Po bëhen 23 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast “Rojat e Urës” vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

    Në krye të këtij grupi kriminal dyshohet të jetë politikan serb i vrarë, Oliver Ivanoviq.

    Në për rastin e atentatit kundër tij faqet janë të mbushura me fjali nga deklaratat e dëshmitarëve, një pjesë e mirë e të cilëve anonim.

    Dëshmi të tjera që janë futur këtu janë edhe persona që kanë familjarë të vrarë shumë vite më herët e që thonë që besojnë që vrasja e Ivanoviqit ka ardhur nga Radojçiq dhe grupi i tij. Pastaj në dëshmi të tjera përmenden edhe dëshmitarë të tjerë që flasin në stilin: ‘kam dëgjuar se’, ‘është folur se’ dhe fraza të tjera.

    Si fakte madje janë futur edhe biseda të personave publik në Veri që janë publikuar në media e që flasin se kanë dëgjuar që kush mund të ishte prapa vrasjes së Ivanoviqit.

    Aty është edhe dëshmia e politikanes kosovare, Rada Trajkoviq që nuk shquhet për ndonjë raport të mirë me Ivanoviqin, por që deklarata e saj merret për baze për të drejtuar gishtin kah Millan Radojqiq.  Janë intervistuar dhe familjarë e bashkëpunëtor të Ivanoviqit.

    Në shkresat e kësaj lëndë tregohet se hetuesit kishin rënë në kontakt madje edhe me të përfolurin si personi që qëndron prapa vrasjes së Ivanoviqit, Millan Radojqiqin. Takimi u zhvillua më 22 shkurt 2018 në një restorant në pronësi të Radojqiqit. Ai kishte mohuar në atë takim se ka diçka të bëjë me vrasjen e Ivanoviqit.

    Radojqçiq madje u kishte thënë hetuesve se duhet të shikohet edhe mundësia që Ivanoviq të jetë vrarë për shkak se si lider i grupit kriminel “Rojet e Urës”, ai ka qenë i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, por për Prokurorinë fakti që ai e kishte përcaktuar vendin e takimet duke mos ardhur në stacionin policor, është i mjaftueshëm për ta dëshmuar fuqinë e tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark