×
  • Lajme
  • Lajme

    Roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në Spanjë, publikohet harta

    Insajderi
    27 November 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull trafikut të drogës dhe si ka ndryshuar ky biznes, ku një rol të vecantë zënë edhe shqiptarët.

    Në një artikull të publikuar bëhet me dije se Spanja është kthyer në vendin i cili gjithashtu i ka hapur dyert shqiptarëve.

    Hetues dhe studiues kanë folur për media spanjolle duke treguar se klima e mirë, vendndodhja gjeografike e bëjnë Spanjën terrenin perfekt për krijimin e organizatave kriminale të drogës. Vendi shprehen ato është edhe xhevahiri në kurorën e prodhimit të marijuanës për shkak të cilësisë së lartë.

    Por duket se harta e drogës në Spanjë po ndryshon dhe kjo pasqyrohet në të dhënat policore.

    “Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që prodhon si kjo. Ai nga Spanja është më i miri”, shpjegon një studiues në luftën kundër trafikut të drogës.

    Sjellja e një anijeje me “pluhur të bardhë” nga Amerika e Jugut kërkon shumë fonde. Dhe rrezik më të lartë. Marijuana është më e lehtë dhe u hap dyert këtyre organizatave, kryesisht shqiptarëve, për të bërë kapërcimin drejt lojës së madhe. Studiuesit kanë zbuluar se barërat e këqija janë vetëm trampolina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark