Roma është rikthyer te fitoret në Serie A, ku ka mposhtur Udinesen në xhiron e pestë.
Kryeqytetasit kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku në fund kanë marrë tri pikët falë fitores 1-0.
Giallorosët fillimisht rrezikuan me Henrikh Mkhitaryan që goditi shtyllën nga një gjuajtje jashtë zonës.
Shtylla ia mohoi golin edhe Nicolo Zaniolos në minutën e 20-të nga afërsia.
Por në minutën e 36-të, Giallorosët kaluan në epërsi.
Talenti Riccardo Calafiori depërtoi për mrekulli në zonë dhe asistoi për Tammy Abraham i cili shënoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të Romës përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Edhe në pjesën e dytë Giallorosët dominuan në lojë, por pa arritur të shënonin gola të tjerë.
Roma mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur kapiteni Lorenzo Pellegrini mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Pellegrini kësisoj do të mungoj në ndeshjen e ardhshme në derbin ndaj Lazios.
Pas kësaj fitore Roma ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, tri më pak se lideri Napoli.