Paulo Dybala është futbollisti më i ri i AS Roma. Dybala ka pranuar ofertën e klubit kryeqytetas për tre vite, shkruan Insajderi.
Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano e ka bërë “punë të kryer” kalimin e argjentinasit në “Stadio Olimpico”.
Faktori vendimtar për transferimin e tij ishte Mourinho, që shumë herë e ka telefonuar futbollistin për ta bindur për projektin e klubit.
Paga vjetore e Dybalas arrin në gjashtë milionë euro me bonuse të përfshira.
Dybala nga data një qershor është futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin. Reprezentuesi argjentinas ishte afër transferimit në Inter, por në fund klubi nga Milano vendosi për transferimin e Lukakus. /Insajderi/