×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Fidan Gërbeshi futbollist i Ulpianës

    Insajderi
    18 July 2022 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fidan Gërbeshi është transferuar në KF Ulpiana për edicionin 2022/23, raporton Insajderi.

    Klubi lipjanas e ka konfirmuar transferimin e Gërbeshit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

    Gërbeshi në edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e Malishevës, derisa më parë ka luajtur te Drita, Feronikeli dhe Arbëria.

    May be an image of 2 people, people standing and text that says 'KOSOVA REPUBLIKA EKOSOVÊS ULPIANA FEDERATA FUTBOLLIT KOMUNA KOSOVÊS LIPJANIT KF ULPIANA LIPJAN 1926 H COMPANY ULPIANA Urban- Center LEXALKO BA PETROL BRE HO GIPA DINO DINO BAGERI KALKO BAGERI HIB PETROL DINO HIB PETROL BREZ AUTO-LIPJANI LIPJANI DINO qua STRA DINO AUTO HIB PETRO Urban- Aqua STRA'

    Njoftimi i plotë i klubit:

    Fidan Gërbeshi rikthehet në shtëpi, për t’i dhënë sigurinë e duhur ekipes bardh e kaltër
    Në ambientet e klubit, Presidenti i KF ULPIANA Jeton Gashi ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin lipjanas Fidan Gërbeshi për stinorin 2022/2023.
    Fidan Gërbeshi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës, si për: Ulpiana, Feronikeli, Drita, Arbëria dhe në sezonin e fundit ka luajtur tek Malisheva.
    Gërbeshi falemnderoi Presidentin Gashi për pritjen e ngroht dhe potencoi: pas shumë viteve po rikthehem në klubin tim të qytetit, aty ku edhe e nisa karrierën. Tifozëve lipjanas ju premtoj angazhim maksimal dhe kam bindjen e plot që klubi jonë do ta arrijë objektivin duke arritur rezultate të knaqshme në stinorin e ri.
    Presidenti Gashi i dëshiroi suksese në stinorin në vijim lojtarit Gërbeshi dhe u shpreh: Stadiumi “Sami Kelmendi” është shtëpia e vërtetë e secilit sportist dhe sportdashës lipjanas, deri tani kemi kthyer në klub dhjetra lojtar vendor poashtu bashk me t’a presim të n’a kthehet edhe mbështetja e plot e publikut“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark