Mbrëmë, Cristiano Ronaldo barazoi rekordin e portierit legjendar spanjoll, Iker Casillas për numrin e paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Manchester Unitedit luajti në humbjen 2:1 nga Young Boys duke bërë paraqitjen e 177-të në Ligën e Kampionëve.
Kështu, ai barazoi rekordin e Casillasit.
Portugezi shënoi golin e tij të 135-të në paraqitjen e 177-të në garën më të fortë për klube.
Pas Ronaldos dhe Casillas, renditen Xavi Hernandez me 151 paraqitje, Leo Messi me 149, Raul me 142 dhe Ryan Giggs me 141 sosh.