×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo do të pritet në Iran me privilegje të larta, do të ketë SIM kartelë speciale telefoni – shpërthejnë polemikat!

    Insajderi
    14 September 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi dominoi për njëzet vjet në Champions League-n origjinale, Cristiano Ronaldo po përgatitet të provojë versionin aziatik të kompeticionit.

    Al Nassr do të përballet me Persepolis në Teheran javën e ardhshme me iranianët të etur për të kapur një pamje të superyllit portugez, por tribunat në stadiumin Azadi do të jenë bosh në mbrëmjen e ndeshjes.

    Dhe kjo sepse dy vite më parë (përfshirë edhe vitin e kaluar, Persepolis nuk kishte marrë pjesë në turne) tifozët e ekipit kishin bërë që ekipi vendas të ndëshkohej me një penalitet prej një ndeshje pa tifozë! Dhe këtë penalitet do ta kryejë në ndeshjen kundër Al Nassr (ndërkohë që njerëzit e ekipit gjithsesi po përpiqen të bindin Federatën Aziatike që të lejojë njerëzit të jenë në tribuna për ta parë Ronaldon nga afër).

    Por me stadiumin bosh dhe CR7 që është sportisti me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, prania e tij në vend mund të jetë reklama më e mirë. Megjithatë, problemi ishte se përdorimi i internetit në Iran nuk është një çështje e thjeshtë.

    Me shumicën e platformave të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Instagram), por edhe disa aplikacione të njohura (WhatsApp) të kontrolluara ose të ndaluara plotësisht, presidenti i Persepolis Reza Darvis dha zgjidhjen.

    “Disa po përpiqen të njollosin reputacionin e kombit tonë dhe u thonë futbollistëve të huaj që të mos vijnë në Iran sepse nuk do të kenë akses në internet. Unë kam folur me CEO e IranCell dhe ai do t’i sigurojë Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij një kartë SIM të veçantë në mënyrë që ata të kenë përdorim të pakufizuar të internetit, “tha ai për televizionin shtetëror, por kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime.

    Ministri i Turizmit Ezatullah Zargami, i cili ishte i pari që propozoi përdorimin e një karte të veçantë SIM për turistët e huaj në Iran, me shaka i kërkoi Ronaldos që të përdorte platformat lokale Bale, Eitaa për të komunikuar me njerëzit e tij.

    Megjithatë, disa iranianë reaguan ashpër, duke folur për “diskriminim të jashtëzakonshëm ndaj njerëzve të thjeshtë”.

    Gazetari i njohur Ehsan Bodagi shkroi në Twitter: “Nuk dua që Ronaldo apo ndonjë yll tjetër të vijë në Iran qoftë edhe për një minutë nëse kjo do të thotë se ai merr më shumë shërbime se një qytetar iranian. Ky është një degjenerim i çdo iraniani. E kuptoni se Ronaldo nuk meriton më shumë të drejta dhe shërbime se iranianët në vendin e tyre?!”.

    Gazetarja Sahar Tolui ka shfrytëzuar rastin të prekë diskriminimin që po ndodh prej vitesh ndaj grave, duke iu përgjigjur me një dozë të mjaftueshme ironie reagimeve për diskriminimin ndaj Ronaldos…

    “Të njëjtin poshtërim që ndjeni sepse Ronaldo dhe skuadra e tij do të përdorin lirshëm internetin, ne e ndjejmë sa herë që ju zotërinj shkoni në stadium me bileta në duar dhe thoni “a është stadiumi një vend për një grua?’”, ishte komenti i saj…

    Në përgjithësi, udhëtimi i Al Nassr është pararendës i asaj që do të pasojë, pasi në javët e ardhshme Neymar dhe Benzema do të jenë gjithashtu në Iran, duke pasur detyrime në të njëjtin event si Al Hilal dhe Al Ittihad.

    Duhet theksuar gjithashtu se skuadrat e Iranit dhe Arabisë Saudite do të luajnë njëra-tjetrën në shtëpinë e tyre, për herë të parë që nga viti 2016 kur ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike (të cilat u rivendosën marsin e kaluar).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark