×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo investon 5 milionë euro në sportin që po pushton Europën dhe Amerikën

    Insajderi
    14 September 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është e vështirë të shohësh Cristiano Ronaldon duke luajtur një sport tjetër përveç futbollit.

    Ai është padyshim një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por sulmuesi i Al-Nassr ka investuar një shumë të konsiderueshme në një projekt për të ndihmuar zhvillimin e sportit të padelit në Portugali.

    Sulmuesi veteran ka grumbulluar 5 milionë euro kohët e fundit për të ndihmuar në rritjen e sportit në kombin europian.

    Futbollisti legjendar është një nga sportistët më të pasur në planet dhe është lojtari i fundit që ka një interes të madh për Padel.

    Padel është një përzierje midis tenisit dhe squash-it, i cili luhet në dyshe në një fushë të mbyllur dhe ka të njëjtin sistem pikësh si tenisi.

    Me Ronaldo-n duke u bërë një nga investitorët, sporti ka të ngjarë të përjetojnë rritje të mëtejshme.

    Presidenti i Federatës Portugeze të Padelit, Ricardo da Silva Oliveira komentoi, sipas Cabine Desportiva:

    “Qyteti i Padelit është një ëndërr e vjetër të cilën gjithmonë kam shpresuar ta realizoj dhe është një krenari e pamasë të jem në gjendje ta bëj atë përkrah dikujt që, për mua, është figura më e madhe në historinë e sportit botëror – Cristiano Ronaldo”.

    Në qershor, Ronaldo u pa duke luajtur padel në Singapor. Mijëra tifozë u mblodhën në vend për të parë futbollistin ikonë duke luajtur këtë sport, sipas Straits Times.

    Sipas The Athletic, yje të futbollit si Lionel Messi, Neymar, Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah janë parë duke luajtur padel. Edhe presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka treguar një interes të madh për këtë sport.

    Megjithatë, ndryshe nga tenisi, padel nuk është aq i popullarizuar dhe disa pyesin pse pëlqehet ky sport.

    Sporti vazhdon të rritet në Europë dhe në SHBA. Virgil van Dijk i Liverpool-it dhe ish-kampioni i Wimbledon-it, Andy Murray gjithashtu kanë derdhur para në këtë sport.

    Për futbollistët, sporti i raketës besohet se i ndihmon ata të relaksohen dhe me investimin e Ronaldo-s, padel me siguri do të rritet në vitet e ardhshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark