×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Ronaldo largohet nga Botërori me një sërë rekordesh…një ri në ndeshjen ndaj Marokut

    Insajderi
    10 December 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 196 paraqitje ndërkombëtare, Cristiano Ronaldo barazoi rekordin botëror pasi hyri si zëvendësues kundër Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës aktuale. 

    CR7 hyri në lojë në minutën e 51-të, duke zëvendësuar mesfushorin Ruben Neves, teksa skuadra e tij humbi 1-0. Ai e ndan këtë rekord me Kuvajtianin Bader al-Mutawa. 

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili është 37 vjeç, kishte debutoi me kombëtaren lusitane në gusht 2003, në moshën 18-vjeçare. 

    Kupa e Botës në Katar është e pesta për të dhe ai është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar të paktën një gol në pesë Kupa Botërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark