×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo nuk harron: “Nuk dua ta shoh atë këtu!” Superylli portugez bllokon transferimin e një ish-bashkëlojtari, “kishte folur keq për të”…

    Insajderi
    23 August 2023 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “The Sun” ka raportuar se Mason Greenwood ka frikë se ai ka humbur çdo mundësi për një fillim të ri në Arabinë Saudite, pasi më herët ka fyer ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester United,  Cristiano Ronaldo. 

    Komenti i tij i keq erdhi në mars, dy muaj pasi Ronaldo, 38 vjeç, nënshkroi për Al-Nassr, një kontratë dyvjeçare prej 500 milionë eurosh. Sipas mediave angleze, portugezi ka qenë i tërbuar kur ka dëgjuar ato fjalë.

    “Ai ishte vërtet i mërzitur nga ajo që tha Greenwood, por ai ka arsye të mira për të qenë zotëri, duke pasur parasysh atë që ka arritur në karrierën e tij dhe ku është Greenwood”, tha një burim për “The Sun”.

    Al-Nassr tregoi interes për Greenwood, por është raportuar se Cristiano Ronaldo e ka bllokuar transferimin e tij. Portugezi nuk do të luajë me të në të njëjtën skuadër me atë që e quajti karrierën e tij “të vdekur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark