Nëse jeni duke kërkuar për një avion privat, mund të blini atë të Cristiano Ronaldos. Bëhet fjalë për Gulstream G200, të cilin portugezi e bleu në vitin 2015 për një vlerë prej 20 milionë eurosh. Portugezi ka nxjerrë në shitje avionin e tij.
Arsyeja pse Ronaldo dëshiron të heqë qafe avionin e tij luksoz është thjesht se dëshiron të blejë një më të madh. Gulstream G200 ka kapacitet për dhjetë persona.
Për momentin, Cristiano Ronaldo po e shfrytëzon maksimalisht avionin e tij. Futbollisti e jep me qira me një çmim që varion nga 6000 deri në 10000 euro në orë. Njerëzit e pasur mund t’ia lejojnë vetes udhëtimin me avionin privat të portugezit.
Gulstream G200, 19 metra i gjatë, ka ndenjëse lëkure gri dhe tavolina të ndryshme prej druri, që mundësojnë fluturimin më të këndshëm të mundshëm. Karakteristikat e tij teknike e bëjnë një mjet luksoz: Mund të udhëtojë pa ndërprerje për 6300 kilometra dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 900 km/h.