×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldon e lëshojnë nervat pas humbjes në derbi, godet shishet gjatë largimit nga fusha

    Insajderi
    09 March 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disfata në derbin e javës dhe humbja e pozitës së parë me Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite nuk i pëlqeu aspak Cristiano Ronaldos.

    Ylli portugez i futbollit u paraqit për 90 minuta në humbjen 1:0 të Al Nassr në udhëtim te Al Ittihad.

    Ai kishte disa goditje në portë, por nuk mundi të kalonte portierin e Al Ittihad, Marcelo Grohe.

    38-vjeçari nuk ishte aspak një njeri i lumtur pas “bilbilit” të fundit të gjyqtarit kryesor.

    Pasi duartrokiti tifozët e skuadrës, një nga shokët e skuadrës së Ronaldos i afrohet dhe i tha disa fjalë.

    Sulmuesi portugez ishte dukshëm jo i lumtur teksa goditi disa shishe gjatë largimit drejt dhomave të zhveshjes.

    Me këtë humbje, Al Nassr bie në pozitën e dytë me 46 pikë, një më pak tani se Al Ittihad që fitoi dhe u bë lider.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark