×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ronela Hajati ‘tallet’ me Arbana Osmanin: Gjendet kushërira e ‘Papi Chulos’ në Big Brother

    Insajderi
    09 April 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale është bërë bhit fenomeni “Papi Chulo”.

    Bëhet fjalë për një veturë të gjelbër e cila prej ditësh qarkullon nëpër Prishtinë, duke lëshuar me zë të lartë këngën “Papi Chulo” të Ronela Hajatit dhe MatoLale.

    Vetura e tipit BMW kishte shumë gjoba dhe u konfiskua nga policia, por që fenomeni që la prapa u bë viral në rrjetet sociale.

    Vetura “Papi Chulo” në Prishtinë (Foto: Twitter)

    E një shaka e tillë të shtunën përfshiu edhe moderatoren e programit më të njohur të momentit, Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani.

    Arbana Osmani (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

    Kjo pasi ajo të shtunën veshi një kostum të gjelbër (të ngjashëm me ngjyrën e veturës), të cilën e kishte veshur.

    Këngëtarja interpretuese e hitit “Papi Chulo”, Ronela Hajati vendosi të ironizojë me veshjen e moderatores, duke publikuar një status të shkurtër në InstaStory.

    Foto: Ronela Hajati/InstaStory

    “Gjendet kushërira e Papi Chulos në Big Brother”, shkroi këngëtarja në InstaStory.

    Ronela përndryshe ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “TQR”, e cila gjithashtu është shndërruar në hitin e momentit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark