×
  • Sport
  • Sport

    Rooney: Messi është më i madhi, por aktualisht ky është futbollisti më i mirë në botë

    Insajderi
    23 April 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, beson se Erling Haaland është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

    Rooney thotë se Lionel Messi është futbollisti më i madh, por tani për tani sipas tij në bazë të statistikave ylli i Manchester Cityt meriton të fitojë Topin e Artë.

    ”Erling Haaland është lojtari më i mirë në botë për momentin. Lionel Messi është më i madhi. Ai është më i miri në botë për shkak të statistikave, për shkak të nivelit të lojës, për shkak të mentalitetit.”

    ”Nëse po mendoni se kush do ta fitojë Topin e Artë, duhet të jetë ai, nëse është në formën që ka qenë këtë sezon. Pse jo? 224 gola në 264 ndeshje janë shenjë se niveli i lojtarit nuk po bie”, tha ai për ‘The Times’.

    Haaland u transferua në Man City nga Borussia Dortmund në verën e vitit të kaluar. Me fanellën e ‘Citizens’, norvegjezi ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm duke shënuar 48 gola në 42 ndeshje, teksa ka regjisruar edhe gjashtë asistime.

    Ai është golashënuesi më i mirë në Premier League me 32 gola dhe në Ligën e Kampionëve me 12 sosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark