Siç ka shkruar vet moderatorja në Instagram, bisedën me të panjohurin, të cilën më pas e ka fshirë, e ka publikuar qëllimisht për t’i treguar personit në fjalë se askush nuk mund të bëjë pazare të këtij lloji me të.
Biznesmeni në mesazhe i ofron prezantueses mbështetje dhe shumë para duke u ofruar që të bëhet “sponsori personal” i saj, në mënyrë që Roza “të bëjë jetë luksi, ashtu siç e meriton”.
“Domethënë, SMS e publikova qëllimisht. Kam shkruar gjithë nerva sa s’kam mundur të korrigjoj as këto shkronjat. Xhevahire në ankand, për ty parazite”, ka shkruar Roza në përshkrim.