×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrahen pesë burra në Bibaj të Ferizajt – përdoret edhe thika

    Insajderi
    14 September 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë rrahur pesë persona mes vete në fshatin Bibaj të Ferizajt.

    Policia ka njoftuar se gjatë përleshjes është përdoruar edhe një mjet i mprehtë (thikë) dhe janë shkaktuar dëme materiale.

    Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa mjeti i mprehtë (thikë) është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet në mbajtje.

    Ndërsa të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark