×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrahën rojet e Liqenit të Vërmicës, arrestohen tre të dyshuarit

    Insajderi
    07 September 2023 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për rastin e sulmit të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve në Liqenin e Vërmicës.

    Sipas njoftimit, të dyshuarit A.S., S.P., dhe I.S., dyshohet se më 2 shtator i kanë sulmuar të dëmtuarit duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

    “Me këto veprime, të lartëcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

    Më tej, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark