Rrahja e ushtarit të FSK-së- Shefi i sigurimit të Stop: Sillej si kapadai - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahja e ushtarit të FSK-së- Shefi i sigurimit të Stop: Sillej si kapadai

    Insajderi
    31 July 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në lidhje me rastin një deshmitar i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka rrëfyer për Insajderin se si ndodhi ngjarja.

    Ai i tha Insajderit se e gjitha ka nisur nga një fjalë që sigurimi i quajtur Perparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

    Menaxheri i sigurimit ka reaguar ndaj mikut të pjestarit të Fsk-së duke e quajtur rrëfimin e tij gënjeshtër.

    Xheladin Salihi menaxheri i sigurimit në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, ka kontaktuar gazeten Insjaderi për ta japur versionin e tij mbi ngjarjen.

    Ai tha se e gjitha ka nisur pasi që pjesëtari i FSK-së nuk ka lejuar sigurimin ti bëjë kontrollat rutinore.

    “Ka hyrë në lokal dhe nuk ka lejuar që sigurimi të bëjë kontrollen, gjithsesi ne e lejuam dhe ai kërkoi të ketë një vend në zonën VIP, edhe këtë ja mundësuam edhe pse nuk kishte bërë rezervim .

    Menaxheri thotë se gjatë gjithë kohës pjesëtari i FSK-së është shëtitur në club kështu duke krijuar probleme.

    “Sigurimi ia ka tërhekur vërejtjen duke i thënë që po na krijon tollovi në mbajtjen e ecurisë së punës, listave të klientave që kanë rezervuar, ushtari nuk ka pranuar të kthehet në vendin e tij dhe ka filluar të ofendojë drejt sigurimit duke i thënë që mua nuk ma ndalon askush të bëjë çfarë të dua .

    Ai shtoi se me rastin është duke u marrë policia e cila tashmë i posedon pamjet e kamerave dhe në fund do të dali e vërteta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark