×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Këta janë dy bodigardët që dyshohet se e rrahen ushtarin e FSK-së

    Insajderi
    31 July 2022 - 12:00

    Gazeta Insajderi raportoi për një përleshje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se personat e sigurimit të cilët dyshohet se sulmuan pjesëtarin e FSK-së janë Perparim Shabani, Irfan Demiri.

    Perparim Shabani
    Irfan Demiri

    Në lidhje me rastin, Gazeta Insajderi ka kontaktuar dhe pronarin e  kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjestari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.

    Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.

     Insajderi mëson se dy personat e dyshuar, Irfan Demiri dhe Perparim Shabani janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark