×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rrahje e përfshirje në prostitucion, dy sportistë të huaj arrestohen brenda një dite në Prishtinë

    Insajderi
    07 May 2022 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme, dy sportistë shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Njëri prej tyre futbollist i klubit të Prishtinës me prejardhje nga Nigeria, Otto John dhe tjetri basketbollist i klubit të Rahovecit, Makol Maëien, shkruan Insajderi.

    Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John, i cili dyshohet për veprën “trafikim me qenie njerëzore dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar” është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar edhe në mbajtje, ku tashmë është bërë e ditur që Prokuroria ka bërë kërkesë për paraburgim.

    John që është pjesë e Prishtinës tash e një kohë të gjatë, nëse shpallet fajtor rrezikon një dënim të rëndë. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.

    Teka, ditën e djeshme u arrestua edhe absketbollisti amerikan i Rahovecit, Mawien, i cili dje sulmoi disa qytetarë të Komunës së Prishtinës.

    Lidhur me këtë rast, zëdhensja e Policisë, Flora Ahmeti, për Insajderin e konfirmoi se Mawien është liruar me procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark