×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrahje mes tre personave për një prone në Vushtrri, njëri nga ta edhe u plagos

    Insajderi
    21 February 2024 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje që ka përfunduar me plagosjen e një personi në Vushtrri.

    Sipas njoftimit deri te rrahja mes tre personave ka ardhur për shkak të një prone.

    Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.

    Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.  /insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark