×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rrahje në mes disa personave, katër të lënduar në Viti

    Insajderi
    25 November 2022 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave.

    Sipas Policisë, në këtë rast katër persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta.

    “Një nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.

    “Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark