×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahje në mes sigurimit dhe një pjesëtari të FSK-së në disko ‘Stop’ në Gjilan, pronari flet për Insajderin

    Insajderi
    31 July 2022 - 01:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘STOP’ në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në lidhje me rastin, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e  kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjestari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.

    Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark