Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen Sampdoria – Napoli, që është duke u zhvilluar në kuadër të Serie A, raporton Insporti.com.
Rrahmani pësoi një lëndim në minutën e 47-të, duke e detyruar të lëshojë fushën para kohës.
Napoli ende nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit të mbrojtësit 27 vjeçar.
https://twitter.com/sscnapoli/status/1441094816780095490/photo/1
Kapiteni I Përfaqësueses së Kosovës sapo është futur në formë të mirë duke fituar besimin e trajnerit, Luciano Spalleti.
Ai ishte titullar edhe ndeshjen e kaluar kundër Udinese, madje shënoi edhe gol në fitoren e lartë të Napolit.
Napoli është drejtë fitores së radhës në Serie A, pasi po e mposht si mysafir Sampdorian me rezultat 0:3. /Insporti.com/