×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Napoli me Rrahmanin lider të Serie A, kapiteni i Kosovës u lëndua në kokë

    Insajderi
    23 September 2021 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Napoli vazhdon me fitore në Serie A, duke e mposhtur Sampdorian në udhëtim me rezultat 0:4. Me këtë fitore skuadra napolitane rikthehet lidere me 15 pikë, shkruan Insporti.com.

    Napoli pas kësaj fitore mban bilancin prej pesë ndeshjeve, pesë fitore, duke qenë skuadra e vetme në këtë sezon që deri më tani nuk ka humbje apo barazim.

    Në këtë ndeshje, kapiteni I Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi 47 minuta, por pësoi një lëndim në kokë në fillim të pjesës së dytë duke u larguar nga ndeshja.

    Golat e fitores për skuadrën e Luciano Spalletit i shënuan Victor Osimhen (2x), Fabian Ruiz dhe Piotr Zielinski. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark