×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rrahmanit i bie vlera në treg për 5 milionë euro

    Insajderi
    20 December 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Amir Rrahmani nuk po kalon momente dhe aq të mira të karrierës së tij.

    Kjo ka bërë që Napoli të mendojë ta shesë futbollistin kosovar në verën e ardhshme, i cili mund të përfundojë në ekipin tjetër të Serie A, Atalanta.

    Dhe, kjo formë në rënie ka bërë që edhe vlera e kartonit të tij në treg të bie.

    Uebfaqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” e ka bërë sot një “update” të vlerës së lojtarëve, shkruan “Gazeta Express”.

    Kapitenit të Kombëtares së Kosovës i është ulur vlera për 5 milionë euro: nga 25 milionë, sa e kishte në muajt e fundit e deri më sot, në 20 milionë, sa do ta ketë nga sot e në muajt në vazhdim.

    Përkundër kësaj rënieje, 29 vjeçari mbetet lojtari i Kombëtares së Kosovës me vlerën më të lartë në treg, ndërsa i dyti është Vedat Muriqi me 15 milionë euro e i treti Edon Zhegrova me 10 milionë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark