×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    “Le t’i paguan paret se ka me pas problem djali i tij 5 vjeçar”, rrëfimi ekskluziv i viktimës së Agim Ademit

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni kosovar, Dritëro Kadolli ka folur për herë të parë për sulmin që pati nga Agim Ademi,  Muharrem Rama e Sami Hamiti. Me protagonist kryesor tani kreun e Federatës të Futbollit të Kosovës.

    Biznesmeni Kadolli për herë të parë ekskluzivisht për InDoks, ka rrëfyer prapa skenat e marrëveshjen me Ademin dhe të tjerët ku përfundoi duke u mashtruar. Tregon se çka i kërkuan në këmbim.  

    “Kjo ka ndodh në vitin 2012-të. Unë e kam marrë tokën, e kam nënshkru marrëveshjen me pronarin dhe kur kemi shku me marrë lejen e ndërtimin na u ka thënë që është zonë e gjelbër. Masi kemi pyet nëpër qytet kush fatkeqësisht munden me i kry këto punë kanë thënë Sami Hamiti, Sami Hamiti ka qenë atëherë se di saktë me pozitë, ka qenë kryetar i asamblesë komunale të Prishtinës edhe fjalët kanë qenë që unë kur jam taku me Agim Ademin, marrëveshja ka qenë që 3 shpija dhe një BMW X5 me ia dhënë atyre për me rregullu këtë telashin për zonën e gjelbër. Shiko Agimit, Samisë dhe Muharremit të treve. Ka një shtëpi. Edhe BMË ka qenë e destinuar për Sami Hamitin si ryshfet”, ka rrëfyer për InDoks Kadolli.

    Rasti për të cilin një herë u dënua Agim Ademi e Muharrem Rama, por  Sami Hamiti nuk ishte i dënuar në këtë rast, lidhej me një veturë në atë kohë në modë, BMW X5.

    Ia kërkonin me ngulm e me kërcënime. Kadolli ka shpjeguar se si erdhi puna deri aty.

    “BMW e kemi dhënë edhe se kemi dhënë. E kanë marrë BMW, unë e kam ble prej garazhdës që e ka zgjedh Muharrem Rama së bashku me të e kemi zgjedh, ka qenë me tabela të Gjermanisë, ja kanë qu Sami Hamitit me testu ka thënë në rregull është. Puna jem ka qenë me përkthy dhe me qit me tabela të Kosovës por ka ndodh që mbledhja e asamblesë është mbajtë me 25 korrik dhe nuk ka qenë rend dite parcela të cilën ne kemi kërku me shndërru nga zonë e gjelbër në ndërtimore. Edhe unë jam tërheq prej.. unë i kam thënë kurdo që i bini letrat hajdeni merreni veturën. Edhe ata skanë mujt me I pru letrat pastaj kanë fillu kërcënimet, shantazhet edhe është problem me ti shpejgu në telefon shumë, por janë prej më të ulëtave deri tek ballafaqimi fizik që e kemi pasur me Muhamerr Ramën për hir të qasaj veture që e ka kërku prej Sami Hamtin se arsyetimi ka qenë që Sami Hamiti ka me shku në deti i vyen vetura”, tha biznesmeni.

    Kadolli tregoi se si ra në kontakt me Agim Ademin e si e kërcënonte ky i fundit.

    “Agimi më ka kërcënu përmes mesazheve edhe më fëmijë bile më ka kërcënu, më ka qu mesazh në zyre që është vërtetu prej EULEX-it që thuaj atij të trashit le ta ruan Gurin, le ti paguan paret se Guri ka me pas problem (djali im) i vogël që atëherë ka qenë 5-6 vjet se kemi iu hakmarrë qeshtu diçka qesi kërcënime. Agimi ka qenë sekseri kryesor i Sami Hamitit për gjitha punët në Prishtinë.  Për gjitha punët që i ka kry në atëkohë Sami Hamiti që ka mujt mi kry, i ka kry  nëpërmes Agim Ademit, qeshtu unë kam mbrri me shku te Agim Ademi tu e ditë në bazë të fjalëve edhe të njerëzve “ndaq me kry punë shko tek Ademi. Qekjo u kanë pse unë kam shku tek Agim Ademi dhe pse Agim Ademi u përzi në këtë farë pune”, ka  thënë ai për InDoks.

    Duke e ditur që në vitin 2012 ende i pranishëm ishte misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Kadolli rastin e kishte denoncuar në këtë institucion.

    Pas kësaj ai rrëfen se si gjithçka mori të mbrapshtën, kur dëshmitë e tij kaluan nëpër duart e një përkthyesi shqiptar në EULEX.

    Me tërheqjen e EULEX, rasti kalon në gjyqësorin kosovar. Nga këtu vërehet haptazi sipas Kadolli ndikimi i Ademit nga gjyqësorit.

    “Jo sepse unë, fati jem u kanë që unë jam qytetar anglez dhe flas mirë Anglisht dhe nuk ka pasur nevojë për përkthim dhe procesi ka shku relativisht mirë me EULEX deri në momentin që transkripta ka mbërri tek përkthyesi, momentin që ka mbrri tek përkthyesi këta e kanë marrë vesh se I kam transkriptat e incizimeve. Unë e kam dorëzu incizimin në ora 3 në 3:30 Sami Hamiti e thirrë Agim Ademin thotë le punën e kerri se llug është puna”, u shpreh ai.

    Edhe pas që nisi gjykimi, që ka zgjatur me shumë vite e me shumë vërejtje, biznesmeni Kadolli u shpreh se nuk janë ndalur ngacmimet nga Agim Ademi.

    Kujtojmë që më 12 maj të këtij viti pritet të nis rigjykimi ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili bashkë me Muharrem Ramën akuzohet se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark